Serbisë po i ngutet që sa është Trumpi president të arrihet marrëveshja me Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq thotë se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet që sa më shpejt të arrithet marrëveshja e qëndrueshme, pasi që mund të ketë ndryshime në raportet ndërkombëtare.

“Është e nevojshme që të përshpejtohet dialogu, të arrihet marrëveshje afatgjatë, mos të humbet kohë, për interesat serbe është mirë që ky proces të përmbyllet sa më parë, sepse raportet ndërkombëtare mund të ndryshojnë”, ka thënë Daçiq gjatë konferencës për media me kryeministrin e Domninikës, Ruzvelt Skerit.

Daçiq ka theksuar se administrata e presidentit të SHBA-vë, Donla Trump, është administrata e parë amerikane e cila i ka hapur dyert mundësisë që të arrihet deri te kompromisi Kosovë-Serbi, transmeton Ballkani.info.

“Disa më herët, ndoshta edhe ato në të ardhmen, do të kenë qëndrim se kompromisi është vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini do ta mbështesë gjetjen e kompromisit dhe se pas saj “ndoshta do të vije dikush tjetër që nuk do ta bënte këtë”. /Ballkani.info/