Serbisë i pengon vendosja e flamurit gjigant të Kosovës në Kalanë e Novobërdës (VIDEO)

Një flamur i madh i Republikës së Kosovës valon mbi Kalanë e Novobërdës. E ky fakt duket se po ju pengon mediave serbe, kontretisht televizionit publik serb, rts.

Ky televizion raporton sot se si flamuri i Kosovës është i vendosur në “kalanë serbe” në Novobërdë.

Shtrohet pyetja, kur u bë serbe kjo kala, e cila me shekuj është ilire e shqiptare, shkruan Ballkani.info.

“Institucionet e Kosovës e kanë vendosur flamurin e Kosovës në kalanë mesjetare serbe në afërësi të Novobërdës”, shkruan rts.

Sipas rts-it, flamuri është gjigant dhe shihet nga të gjitha rrugët.

“Në kishën e Shën Nikollës, e cila është afër kalasë, është vendosur edhe një flamur tjetër i Kosovës dhe janë vendosur disa shatorë ushtarak në të cilët qëndrojnë persona të uniformuar”, thekson tutje televizioni publik serb.

Sipas këtij televizioni, autoritetet kosovare kohë më parë e kanë miratuar mbajtjen e meshës katolike në mbetjet e “kishës ortodokse serbe të Shën Nikollës në Novobërdë”. /Ballkani.info/

loading…