Serbia dhe Rusia hapën dyert për një bashkëpunim tjetër sot në Beograd. Ajo ka nënshkruar një Memorandum ndërmjet Ministrive të Shëndetësisë të Serbisë dhe Rusisë.

Memorandumi paralajmëron forcimin e bashkëpunimit mes dy sistemeve shëndetësore në fushat e organizimit dhe menaxhimit, parandalimit të sëmundjeve jo ngjitëse, parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve infektive, mbrojtjes së shëndetit të nënës dhe fëmijës, oftalmologjisë, ortopedisë, onkologjisë, kardiologjisë.

Ky nënshkrim u realizua në mes Ministrit të Shëndetësisë nga Federata Ruse, Mihail Murashko dhe homologes së tij serbe Danica Grujiçiq e cila njëherit është e pesta në listën e agjentëve të Putinit në Serbi.

Ministri i Shëndetësisë i Federatës Ruse, Mihail Murashko, thekson se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Rusisë ndër të tjera mundëson shkëmbimin e njohurive.

“Dua të veçoj disa gjëra kyçe për kujdesin shëndetësor: disponueshmërinë e barnave në kujdesin shëndetësor parësor dhe sekondar, ambientet e spitalit dhe teknologjitë e larta. Tjetër gjë është futja e metodave të reja të trajtimit dhe terapisë, dhe këtu dua të shpreh mirënjohjen time për kolegët e mi serbë, sepse bashkëpunimi ynë së bashku i pasuron të dyja palët dhe mundëson shkëmbimin e njohurive, dhe sigurisht që ofrohen ilaçe serbe. Rusisë dhe RF gjithashtu ofron ndihmë në terapi në Serbi”, shton Murashko.

“Sot nënshkruam një Memorandum për drejtimet e bashkëpunimit tonë, para së gjithash në onkologji. Ajo që është treguar deri më tani në Federatën Ruse është se kanë hyrë në shekullin e 22-të kur bëhet fjalë për mjekësinë bërthamore, një kombinim i terapisë biologjike, që është krejtësisht e re për ne. Shpresoj se do të marrë jetë në Institutin tonë për Radiologji të Serbisë”, deklaroi Danica Grujiçiq, ministre e Shëndetësisë.

Kujtojmë se ministrja serbe e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq, është e pesta në listën e agjentëve të Putinit në Serbi, e cila përpilohet dhe përditësohet vazhdimisht nga Ekipi Anti-Hibrid për Identifikimin e Agjentëve të Putinit në Republikën e Serbisë (TIPARS) të Aleancës për Lirinë e Serbisë së Lirë – Grupi Oktobar. Lista e deritanishme përfshin 67 persona nga jeta politike, mediatike dhe publike në Serbi. \The Geopost