Serbia shpall mbretin e mustaqeve

Konkursi i rrallë u mbajt në manastirin ortodoks të shekullit të 15 Kalenic, në afërsi të Rekovacit në qendër të Serbisë.

Në një festival, në Serbinë rurale, një punëtor ndërtimi tashmë në pension, Zoran Lazarevic, është kurorëzuar mbreti i mustaqeve, me mustaqet e tij të bardha 140 cm të gjata.

“Unë i kam këto mustaqe që prej vitit 2011 dhe për momentin janë 140 cm të gjata”, thotë Zoran Lazarevic, transmeton “Tch”.
Mbreti i mustaqeve tregon se kish nisur ti rriste ato pasi doli në pension. Kish menduar fillimisht t’i rriste sa për t’i rrotulluar rreth veshit. Tani, ai mundet t’i rrotullojë mustaqet e tij rreth veshit, për plot katër herë.

“Kur isha në Austri, në 1973, u zbrita nga treni në kufi, pa e ditur përse. Më pas zbulova se shkak kishin qenë mustaqet, pasi nuk i kisha në foton e pasaportës. Unë kisha gërshërë me vete. I preva, dhe i futa në xhep”, thotë ai.

loading…