Presidenti serb

Serbia rrit rezervat shtetërore në mes të krizës Ukrainë-Rusi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se autoritetet e Serbisë kanë porositur sasi të mëdha ushqimi në mes të krizës Ukrainë-Rusi.

Duke folur gjatë një debati të drejtpërdrejtë në TV Prva të premten, Vuçiq tha se autoritetet porositën 30 milionë kilogramë kripë dhe një milion kilogram bizele dhe fasule, si dhe 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur, shkruan CNN.

“Në një kohë kur e gjithë bota pret në mënyrë histerike që diçka të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës, nuk mund të pretendoni se asgjë nuk po ndodh”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar gjithashtu se furnizimet me derivate nuk janë siguruar ende.

Kujtojmë se në situatën aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës, një mori vendesh iu kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen nga Ukraina.