Serbia rezervon miliona vaksina anti-Covid nga Kina, deri më tani ka vaksinuar 9300 persona

Serbia vijon me ritme të shpejta procesin e vaksinimit. Autoritetet kanë arritur marrëveshje  me disa prodhues të vaksinave, përfshirë ofruesit kinezë për të rezervuar deri në tetë milion doza të vaksinave, të cilat mund të përdoren për katër milion njerëz. Lajmi është bërë me dije nga kryeministrja Ana Brnabiç.

Deri më tani, Serbia ka injektuar më shumë se 9,300 njerëz, duke përfshirë njerëz të moshuar dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

Vendi do të krijojë një vend vaksinimi në Sava Centar, një qendër kulturore dhe biznesi në Beograd.

Njerëzit do të jenë në gjendje të rezervojnë vaksinat në internet. Brnabic gjithashtu tha se Serbia ka marrë licencën e eksportit për vaksinat e koronavirusit nga Kina.

Deri në fund të janarit, Serbia do të importojë gjithsej dy milion doza të vaksinave. Kryeministrja shpreson që të vaksinohet e gjithë popullsia e vendit deri në maj ose qershor.

Nëse gjithçka shkon mirë, Serbia mund të bëhet vendi i parë në Evropë që mund të arrijë objektivin.