Sot ne harrojmë se si serbët u kthyen nga Kosova jo pse e kishin humbur por se kishin lënë mijëra shqipëtar civilë të vrarë.

Sërgjan Cvijiq nga Iniciativa për shoqëri të hapur në Ballkanin Perëndimor në një opinion të tij për Ballkanin Perëndimor ka analizuar situatën e brendshme politike të Serbisë, sesi politika e brendshme po e pamundëson marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, si dhe ka treguar sjellë përvojat personale në 20 vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë.

Ai thotë se marrëveshja në me Kosovën është shumë me rëndësi edhe për politikën e brendshme të Serbisë: Një marrëveshje e ardhshme me Kosovën ka nevojë për kthimin e demokracisë në Serbi dhe ndalimin e menjëhershëm të fushatës anti-perëndimore në mediat pro-qeveritare.

Cvijiq tregon dhe përvojen personale të tij 20 vjet më parë në rastin e bombardimeve të NATO-s. Çfarë kanë ata që festojnë? E pyeta vetën pikërisht para 20 vjetësh, natën kur përfundoi bombardimi i NATO-s në Serbi. Nëpërmjet dritareve tona të shkatërruara nga bombardimet diku pranë ambasadës kineze, unë mund të shihja fishekzjarrët që ndriçonin Danubin në heshtje e duke lundruar në errësirë, përcjellë Ballkani.info.

Ai shton se: Pas 11 javësh luftë, dhe gati 10 000 të vdekur më vonë, diktatori serb Sllobodan Milosheviç paraqiti kapitullimin e ushtrisë së tij si një fitore. Bombardimet krijuan një justifikim të përsosur për humbjen e Kosovës. Një iluzion i fitores kishte për qëllim sigurimin e viteve paqësore në pushtet. Ai kishte vetëm edhe një vit.
Ne në vitin 2000 festuam fundin e regjimit të tij vrasës. Me shpejtësi të madhe Serbia, çdo gjë ndryshoi por asgjë nuk bëri.

Ndërsa shumica e mbulimit ndërkombëtar të Serbisë është e rezervuar për negociatat e statusit të Kosovës, por jo dhe të kuptoni se çfarë po ndodh brenda vendit. Ana pro-perëndimore Dr. Jekyll, e politikës serbe mbetet e rezervuar për audiencën ndërkombëtare. Qytetarët e vendit po marrin zërin e tyre të përditshëm të z. Hyde duke e shndërruar gradualisht Serbinë në një vend postmodern të Republikës së Ëeimarit. Çdo përvjetor i fillimit të bombardimeve të NATO-s, pa një përkujtim gjerësisht të përhapur të një episodi tragjik nga lufta e vitit 1999. Presidenti serb Aleksander Vuçiç në disa raste ka lënë të kuptohet se Kosova është e humbur, por atmosfera e krijuar nga mediat nën kontrollin e tij është ajo e nxitjes së zemërimit ndaj fqinjëve perëndimor.
Ndërsa qeveria para vitit 2012 ekstradoi kriminelët e luftës si Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për ish Jugosllavinë (ICTY) në Hagë, ndërsa kjo qeveri po nderon kriminelët e dënuar të luftës.

Si rezultat i fushatës anti-perëndimore, serbët po e mbështesin BE-në dhe NATO-n pak a shumë. Në vitin 2013, pavarësisht bombardimeve, deri në 27 përqind e qytetarëve e mbështetën anëtarësimin në NATO. Mbështetja për NATO-n që nga ajo kohë ka rënë në 11 përqind. Në vitin 2009, 73 përqind mbështetën anëtarësimin në BE për Serbinë, ndërsa sot vetëm 55 për qind e bëjnë.

Kohët e fundit unë shkova në kinema për të parë një film i cili është i financuar nga shteti i Serbisë dhe i përbashkët mes Rusëve dhe Serbëve me titull “Linja Ballkanike”, i cili ishte i destinuar për të shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s 1999. Filmi ofron një pasqyrë të imagjinuar të kapjes së aeroportit të Sllatinës në Kosovë nga trupat ruse në fund të luftës. Isha ndër njerëzit më të moshuar në kinema. Të rinjtë rreth meje brohorisnin çdo herë që një rambo rus në film vrau një nga luftëtarët shqiptarë të Kosovës. Qëndrimet e tyre formohen nga propaganda e qeverisë duke i kthyer gjeneratat e ardhshme serbe kundër fqinjëve tanë dhe Perëndimit.

Nën këtë propagandë, demokracia në Serbi po vdes. Sipas Freedom House, për herë të parë që nga fillimi i viteve 2000, Serbia nuk renditet më si vend i lire, dhe si rezultat i kësaj rënie qytetarët dhe opozita kanë protestuar në të gjithë vendin për pesë muaj rresht, duke kërkuar lirinë e medias dhe kushtet bazë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kompromisi për Kosovën nuk mund të vijë pa kthimin e demokracisë në Serbi ose pa ndërprerje të menjëhershme të fushatës anti perëndimore. E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Pajtimi me të gjithë fqinjët është një parakusht për një transformim të vërtetë demokratik të vendit.
Vetëm 20 vjet më parë në atë natë konfuze Millosheviçi festoi një humbje. Sot ne harrojmë se se serbët u kthyen nga Kosova jo pse e kishin humbur por se kishin lënë mijëra shqipëtar civilë të vrarë.

Kush është Sërgjan Cvijiq?

Sërgjan Cvijiq është një ekspert serb në Bruksel në fushën e demokratizimit, ligjit publik dhe atij ndërkombëtar dhe analizave politike. Si një analist i pavarur politik i specializuar në fushën e Evropës Juglindore, ai botoi artikuj të shumtë për rishikimet e politikës së jashtme italiane, hungareze, serbe dhe ruse.

Ai gjithashtuka punuar për Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Bruksel, ku ishte i ngarkuar me shkrimin e përmbledhjeve të politikave, duke organizuar seminare të diplomacisë parlamentare lidhur me Ballkanin Perëndimor. /Ballkani.info/