Serbia nis prodhimin e ilaçit që përdoret kundër Covid-19
Serbia ka filluar ta prodhojë ilaçin “Hlorokin”, i cili ka dëshmuar të jetë më i efektshmi në luftimin e pandemisë Covid-19.
Substanca mbërriti në Serbi dje dhe ilaçi do të jetë në përdorim që nga e marta, shkruan Alo.
Galenika prodhoi 372 mijë tableta dhe siç njoftoi drejtori i RFZO, Sanja Radojeviq Skodriq, shteti do të sigurojë sasi të mjaftueshme dhe në këtë mënyrë ne do të jemi gati për vjeshtë.
“Hlorokin” është një ilaç i vjetër që përdoret kundër malaries, por është gjithashtu një nga ilaçet e rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve malinje.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nëpërmes një postimi në Instagram, njoftoi se prodhimi i ilaqit “Hlorokin” ka filluar në fabrikën e “Galenikës”.