Serbia në vitin 2022 mbeti pa 50 mijë banorë, aq sa ka qyteti i Zajeçarit

Rritja negative natyrore në vitin 2022 tregon se pas 12 muajsh Serbia do të mbetet pa një qytet me gati 50 mijë banorë, aq sa kanë Zajeçari, Kikinda apo Piroti sipas rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë.

Të dhënat e Entit Republikan të Statistikave (RZS) tregojnë se vitin e kaluar në Serbi kanë lindur  62.250 foshnja, ndërsa kanë vdekur 110.839 persona.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i lindjeve të gjalla ishte 62.062, është shënuar një rritje prej 188 ose 0.3 për qind.

Numri i vdekjeve në Serbi në periudhën janar-dhjetor 2022 është më i ulët për 25,062 ose 18,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Më së shumti foshnja kanë lindur në gusht – 5,855, dhe më së paku në shkurt (4,767), kur numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Serbi në baza mujore (13,094). Vdekjet më të pakta gjatë vitit të kaluar janë regjistruar në qershor – 7744.

Numri i lindjeve të gjalla në vitin 2022 është më i lartë krahasuar me vitin paraprak në të gjitha rajonet përveç Vojvodinës, ku 221 foshnja (1.4 për qind) kanë lindur më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në rajonin e Vojvodinës vitin e kaluar, numri i vdekjeve (29,387) ishte pothuajse dy herë më i lartë se numri i lindjeve të gjalla (15,216).

Kujtojmë se rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave tregojnë se në Republikën e Serbisë jetojnë 6.690.887 banorë, që është për 495.975 më pak se regjistrimi i vitit 2011. /Ballkani.info/