Bërnabiq & Co.

Serbia ndërmerr edhe një fushatë të ndytë kundër Kosovës, ja për çka bëhet fjalë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka kërkuar në mbledhje të Qeverisë që në afatin më të shkurtër kohor të bëhet gati teksti i letrave.

E këto letra, sipas mediave serbe, do t’u dërgohen përfaqësuesve të qeverisë të të gjitha vendeve të botës për të “treguar sjelljet dhe vendimet e institucioneve të Prishtinës”.

Pra, Serbia e ka ndërmarrë edhe një fushatë të egër kundër Kosovës, duke tentuar që ta bllokojë në të gjitha rrafshet e mundshme. Kjo duhet të jetë alarm për institucionet e Kosovës që seriozisht t’i konsiderojnë edhe ato pak raporte që kanë më Serbinë.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, Bërnabiq dëshiron që me këto letra të tregojë që “autoritetet e Kosovës në plotni dhe në mënyrë të vazhdueshme po i shkelin të gjitha marrëveshjet e arritura, inciativat rajonale, por edhe dokumentet që institucionet e përkoheshme vetëqeverisëse i kanë miratuar, siç është e ashtuquajtura Kushtetutë e Republikës së Kosovës”, transmeton Ballkani.info.

Me këtë letër, sipas Qeverisë së Serbisë, është cenuar paqja dhe stabilitetit rajonal nga ana e Kosovës, si dhe “qëllimisht dhe drejtpërdrejt po rrënohet atmosfera e dialogut dhe momenti kur Serbia po investon maksimalisht në qëllimin e saj për paqe dhe stabilitet afatgjatë për të gjithë qytetarët e kësaj pjese të Evropës”,

“Kryeministrja ka theksuar se është e domosdoshme që të komunikohet me të gjithë partnerët në të gjithë botën dhe ky komunikim të forcohet në mënyrë që të kuptohet situata komplekse në të cilën Serbia po bën dialog”, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/