Serbia mirëpret mbështetjen e Biden për procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka përshëndetur mbështetjen e deklaruar të Presidentit Joe Biden për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mirënjohës për rëndësinë dhe vlerën e mesazhit inkurajues të Presidentit Biden për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Gjuriq në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

“Mbështetja e fortë e SHBA për të ardhmen evropiane të rajonit tonë është kyçe dhë më se e mirëpritur”.