Serbia merr vendim: Secili qytetar do të përfitojë nga 100 euro për shkak të koronavirusit

Ministri serb i financave, Sinisha Mali ka thënë sot se janë miratuar tri dokumente me rëndësi të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen e ekonomisë në Serbi.

Këto dokumente kanë të bëjnë me rishikimin e buxhetit të Serbisë për vitin 2020, që mundëson impelmentimin e Programit për masa ekonomike për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve, si dhe vendimi që ka të bëjë me ndihmën e drejtpërdrejt financiare për të gjithë qytetarët e moshës madhore në Serbi në vlerë prej 100 eurosh, shkruan Ballkani.info.

“Të drejt për këto para (100 euro) do të kenë të gjithë qytetarët e moshës madhore të Republikës së Serbisë. Kur flitet për atë se nga cila datë do të llogariten ata që e kanë arritur moshën madhore, kjo është data kur hyn në fuqi ky vendim, respektivisht dita e sotme, 24 prill”, ka thënë Mali.

“Pra, ne i kemi rreth 5.5 milionë qytetarë të vendit tonë që do të kenë të drejt t’i marrin këto para”, ka thënë ai. /Ballkani.info/