Serbia kundër raportit të CIA-së, ankohet në “zhdukjen” e mbi 180 mijë serbëve të dëbuar nga Kosova

Serbia ankohet në raportin e CIA-së në lidhje me numrin e serbëve të dëbuar pas luftës në Kosovë.
Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane (CIA) në raportin e saj të fundit ka theksuar se gjatë luftës në Kosovë janë dëbuar 16 mijë serbë dhe 800 mijë shqiptarë.

Mirëpo, nga Serbia vijnë reagime të fuqishme duke u ankuar se rreth 200 mijë serbë tashmë disa vite nuk mund të kthehen në vendbanimet e tyre, shkruan e përditshmja serbe “Veçerenje Novosti”.

Dokumenti i publikuar nga CIA ka të bëjë me të gjitha shtetet, me theks të veçantë tek Kosova duke nxjerrë statistikat e personave të dëbuar gjatë luftës, përcjell lajmi.net.
“Novosti” e përshkruan si “çudi” që janë “zhdukur” më tepër se 180 mijë serbë që janë larguar nga territori i Kosovës.

Sipas shënimeve nga Serbia, rreth 200 mijë serbë tashmë disa vite nuk mund të kthehen në vendbanimet e tyre, përcjell lajmi.net.

Ndërsa, në pjesën e raportit të CIA-së për Serbinë, thuhet se nga Kosova janë zhvendosur 199.584 serbë, andaj sipas tyre është e habitshme se si figurojnë 16 mijë serbë të dëbuar, në raportin për Kosovën.