Letra e Bërnabiqit

Serbia i kërkon Shqipërisë ta tërheqë njohjen e Kosovës, reagon ashpër Haradinaj

Serbia është aq e guximshme, saqë edhe Shqipërisë i kërkon tërheqje të njohjes së Kosovës, raporton KTV.

Por, këtë kërkesë të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj e quan të turpshme.

Ai ka thënë se Bërnabiqi po vazhdon me këso kërkesash edhe për qeveritë e tjera.

Ai ka folur edhe për kërkesën e Partisë Social-Demokrate për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.Për Haradinajn, të gjitha kërkesat e PSD-së janë legjitime dhe janë të arsyeshme.

Këto komente, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri gjatë vizitës së organizatës “Autizmi Flet”, e cila, në prag të festave të fundvitit, një pjesë të aktivitetit të saj, po e zhvillon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, që ka për qëllim të ofrojë ndihmë për fëmijët me autizëm.