Serbia heqë dorë nga Arbitrazhi, shqyrton kundër-masat ndaj Kosovës. Ndalon kamionët!

Serbia nuk do të inicojë padi në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar kundër Kosovës për shkak të taksës 100 për qind të cila është vënë për mallrat me orgjinë serbe.

Kështu shkuajnë mediat serbe.

Sipas tyre, është vendosur që të ndërmerren kundërmasa dhe ato aktualisht po shqyrtohen, transmeton Ballkani.info.

“Nga arbitrazhi Serbia ka hequr dorë, pasi që UNMIK-u, i cili në emër të Kosovës është nënshkrues i Marrëveshjes së CEFTA-s, është shpallur i pavlefshëm”, shkruan “Novosti”

Sipas kësaj gazete, njëra nga kundërmasat e Serbisë ndaj Kosovës mund të jetë ndalimi i kamionëve kosovarë që me mallrat e tyre kalojnë përmes Serbisë dhe shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian. /Ballkani.info/