Serbia fillon të gjejë mbështetje kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL

Kina ka ofruar mbështetje ndaj Serbisë për ta kundërshtuar pranimin e Kosovës në INTERPOL.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq është takuar në Kili me Duan Daqi, shefin e delegacionit të Kinës në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it duke e njoftuar me argumentet e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Stefanoviq ka theksuar se pranimi i mundshëm i Kosovës mund të sjellë ndarje të mëdha në organizatën ndërkombëtare të policisë duke e rrezikuar luftën e saj të ardhme ndaj krimit në botë.

Stefanoviq, i cili udhëheq delegacionin e Serbisë në Asamblenë e 88-të të Përgjithshme të INTERPOL-it në Santiago ka thënë se pranimi i mundshëm i Kosovës do të sillte keqpërdorimi9n e INTERPOL-it dhe se politika do ta zëvendësonte punën policore.

Ai ka përkujtuar se numër i madh i shteteve anëtarë të INTERPOL-it vitin e kaluar në Asamblenë e Dubait ishte kundër pranimit të Kosovës dhe se delegatët prezentë janë duke ballafaquar me situatë të pakëndshme pas vetëm 11 muajsh për të votuar për të njëjtën temë, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Shefi i delegacionit të Kinës, Duan Daqi ka konfirmuar mbështetjen e Kinës për integritetin territorial të Serbisë dhe qëndrimin e tyre të pandryshuar ndaj kërkesës së Kosovës për pranim në INTERPOL.

Stefanoviq po ashtu ka theksuar se Serbia mbështet politikën e Kinës.

loading…