Do ta kemi shumë vështirë në ditët e ardhshëm, do ta kenë vështirë edhe serbët, por do të luftojmë, dhe në atë luftë Serbia nuk do të dorëzohet.
Kështu tha në konferencën e jashtëzakonshme për mediat presidenti serbi, Aleksandar Vuçiq, lidhur me taksën 100 për qind të Kosovës për mallrat serbe.
Bashkë me të në konferencë ishte edhe kryeministrja, Ana Bërnabiq.
“Është ditë e vështirë për neve, por është sigurt se nuk është e para dhe as e fundit”, tha ajo, transmeton Ballkani.info.
Sipas saj, Qeveria e Serbia do të vazhdojë të punojë, që t’i kryejë detyrat.
“Nesër duhet të jemi më të fuqishëm, sepse kemi shumë sfida para nesh. Nuk do të biem në provokime dhe këtë e tha edhe Vuçiqi. Stabiliteti është në vend të parë, për Serbinë, për qytetarët tonë dhe tërë rajonin. Me çdo çmim do ta ruajmë stabilitetin, përveç nëse kërcënohen jetët e qytetarëve tonë në Kosovë”, tha ajo.
Pra, Serbia ka filluar ta ndjejë dorëzimin para taksës së Kosovës. Këtë e tha edhe Vuçiqi. Sipas tij, ekonomia serbe po rrezikohet. /Ballkani.info/







