Serbia dorëzon çelësat e 12 banesave në Veri të Mitrovicës, zotohet për ndërtimin e 180 të tjerave deri në fund të vitit

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq sot ka dorëzuar çelësat e 12 banesave për familjet serbe në Mitrovicën e Veriut këtë mëngjes.

Petkoviq ka vizituar disa familje të cilat përfituan nga donacioni i kësaj zyre, shkruan Novosti.

Petkoviq ka thënë se ndërtimi i banesave në Mitrovicën e Veriut është indikatori më i mirë se sa shumë Serbia investon aty.

“Ndërtimi i banesave për njerëzit tanë në Mitrovicën e Veriut është indikatori më i mirë se sa shumë Serbia investon në jetën e tyre dhe mbijetesën në këtë hapësirë” , ka thënë ai, duke shtuar se 15 ndërtesa me 180 apartamente do të ndërtohen në fund të vitit.