Serbia deklarohet për platformën e Kosovës, Gjuriq: Po tallen me neve

Ka ardhur edhe reagimi i Beogradit për Platformën e Ekipit negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë.

Ka qenë Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë që e ka paraqitur qëndrimin zyrtar të vendit të vet lidhur me Platformën.

Ai platformën e ka quajtur “platformë kundër dialogut me Serbinë”, njoftojnë mediat serbe.

“Platforma është listë dëshirash joreale të separatistëve”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “ajo është dëshmi kulmore se Kosova nuk dëshiron dialog”.

“Çfarë ata kanë shkruar, nuk ka të bëjë fare me përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Ato janë një listë dëshirash për separatistët në Prishtinë. Një dokument jo real që do të thotë një tallje me dialogun”, ka thënë Gjuriq. /Ballkani.info/