Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i ka njoftuar sonte qytetarët e Serbisë se në emër të Qeverisë, kurse në pajtim me Marrëveshjen e CEFTA-s, e ka dërguar kërkesën zyrtare në Sekretariatin e këtij institucioni për konsultime të drejtpërdrejta në kuadër të komitetit të përbashkët.
“Ata që nga nesër, nga pranimi i kërkesës, kanë afat 90 ditë që ta zgjidhin problemin që Prishtina ua ka shkaktuar me shkeljen e drejtpërdrejt dhe të pamenduar të marrëveshjes në konsultime të drejtpërdrejta”, ka thënë ajo, transmeton Ballkani.info.
Ajo ka paralajmëruar, se në rast se nuk nisin konsultimet e përbashkëta ose nuk zgjidhet problemi në 90 ditët e ardhshme, Serbia në pajtim me Marrëveshjen e CEFTA-s do të inicioj padi pranë Gjykatës së Arbitrazhit.
Kërkesa i është dërguar edhe UNMIK-ut si nënshkrues i marrëveshjes në emër të Kosovës dhe sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
“Si palë e cila në plotni gjithmonë i respekton marrëveshjet, Serbia më të drejt pret reagim të shpejt të Sekretariatit dhe Misionit të UNMIK-ut”, ka thënë Bërnabiq. /Ballkani.info/







