Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi me amabasadorin francez, Pierre Cochard ka folur mbi marrëveshjet që do të nënshkruhen gjatë vizitës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron më 29 dhe 30 gusht në Serbi.

“Me ambasadoren franceze Cochard për çështjet praktike, rëndësinë e kësaj vizite për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Francës, si dhe për marrëveshjet që do të nënshkruajmë që do të sjellin përfitime afatgjata për qytetarët tanë”, ka shkruar Vuçiq në rrjetet sociale.

Tashmë është zbuluar plani i vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron gjatë kësaj jave në Serbi.

Kreu i shtetit francez, më 29 gusht do të pritet nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq rreth orës 18:00 në aeroportin “Nikola Tesla”, pas së cilës do të drejtohet për në Pallatin e Serbisë, ku do të zhvillohet ceremonia edhe zyrtare e pritjes.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë do të ketë akim mes tyre dhe më pas nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe, transmeton Klankosova.tv.

Dita e parë e vizitës së kryetarit të Francës atje do të mbyllet me deklaratat për media nga Macron dhe Vuçiq.

Në ditën e dytë të vizitës, më 30 gusht, ata shkojnë në Novi Sad.