Drejtoria e Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës së Veriut raportoi për një sulm ndaj personit zyrtar.
I dyshuari mashkull me kombësi serbe në shenjë revolte për konfiskimin e druve ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull po ashtu i kombësisë serb, i cili ishte në kryerje të detyrës.
I dyshuari nga zyrtarët e tjerë policorë është vënë nën kontroll.
Nuk raportohet për të lënduar as të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon procedurë të rregullt.







