Serbi nga Novobërda e bën gruan në spita

Policia ka arrestuar një të dyshuar të komunitetit serb, i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit prokurori ia ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë, por i njëjti për shkaqe shëndetësore psiqike është dërguar në spitalin e Gjilanit në repartin e psikiatrisë dhe është në mbikëqyrje të Policisë