Serbi nga Graçanica: U sulmova nga 7-8 të rinjë kosovarë, thërrisnin UÇK

29 vjeçari Zoran Trajkoviq pretendon  u sulmua dje nga një grup shqiptarësh, para shtëpisë së tij në Kishnicë afër Graçanicës.

Për Kosovo Online, ai ka thënë një grup i të rinjve shqiptarë, shtatë apo tetë prej tyre, e sulmuan atë, duke e gjuajtur me gurë dhe shishe qelqi dhe duke thirrur “UÇK”.

“Po kthehesha nga puna, parkova makinën dhe dëgjova disa djem që zbresin në shtëpinë time duke brohoritur “UÇK”. Doja të dilja dhe t’u them atyre të kthehen. Por, ata hodhën shishe, të cilat mbetën para shtëpisë sime”, përshkroi ngjarjen Trajkoviq.

Trajkoviq thotë se ai ishte lënduar në këtë incident, sepse, siç thotë ai, u arratis dhe hyri në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas tij, sulmuesit janë djem të rinj që jetojnë në Kishnicë.

“Djemtë janë nga fshati, djem më të rinj, por unë nuk i njoh personalisht. Unë e raportova rastin në polici, e cila menjëherë shkoi për të hetuar”, thotë ai.

Kujtojmë se dje në Graçanicë nga serbët u largua bilbordi “Liria ka emër”.