Serbi i dehur e rrah babanë e tij në Graçanicë

Në fshatin Dobratin të Graqanicës një person i dyshuar i komunitetit serb, nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar fizikisht prindin e tij.

Sulmuesi është arrestuar nga policia, përcjell Ballkani.info.

“I dyshuari kishte penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare, nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Ballkani.info