Serbi i dehur dëmton katër vetura

Një serb është arrestuar në veri të Mitrovicës, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit me veturë ka dëmtuar katër vetura të serbëve të tjerë.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar ndërkaq me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në veri, persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në një lokal dhe kanë vjedhur para të gatshme në euro dhe dinarë. 

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.