Serbi, arrestohen tetë persona për trafik të qenieve njerëzore

Policia serbe arrestoi tetë persona që i përkasin një organizate kriminale, aktive në trafikimin e qenieve njerëzore, sipas hetuesve serbë.
Të arrestuarit kanë favorizuar kalimi ilegal të migrantëve të shumtë, kryesisht afganë dhe indianë, nga Serbia në Hungari në këmbim të parave.

Arrestimet ndodhën në vende të ndryshme në veri të Serbisë, jo larg kufirit hungarez, ku organizata kriminale ka ushtruar aktivitetin, përcjell Atsh.

Është bërë e mundur sekuestrimi i një varke me të cilën emigrantët kaloheshin në mënyrë të paligjshme në Hungari përmes lumit Tisa, katër makina që përdoreshin për të transportuar emigrantë në kufiri, një sasi droge si dhe dokumente të rreme boshnjake.