LAJMI I FUNDIT

Serbët vazhdojnë me provokime, e rikthejnë flamurin e Serbisë në kalanë e Zveçanit (Video)

Flamuri serb po valëvitet sërish në kalanë mesjetare në Zveçan, pasi që ishte larguar një natë më parë.

Bajraku bashkë me flamurin ishin larguar gjatë natës, derisa Policia e Kosovës tha se nuk ka pasur asnjë informacion se si ka ndodhur kjo, shkruan Ballkani.info.

Flamuri u vendos sërish pasdite, në vendin ku kishte qenë, shkruajnë mediat serbe.

Nuk dihet nëse ky provokim do të kalojë pa u vërejtur nga organet ligjzbatuese të Kosovës, pasi që javë më parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla hoqën dy billborda provokues në veri, njërin me flamurin serb dhe tjetrin me qytetarë “nderi” të Zveçanit. /Ballkani.info/