Serbët vazhdon t’i këndojnë Kosovës që kurrë nuk ishte e tyre. Vazhdojnë të merren me mitin e Kosovës për t’i shuar komplekset që kanë ndaj vendit tonë.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe të premten në Jeruzalem.

Një numër besimtaresh serb me këngë e kanë festuar të ashtuquajturën “E premte e Madhe” në Jeruzalem, transmeton Ballkani.info.

Në rrjetet sociale është publikuar një video, ku serbët e këndojnë këngën “Oj, Kosovë, Kosovë”, me rastin e hyrjes në Tempullin e Jezu Krishtit.

Po ashtu ata gjatë kësaj shëtitje kanë bartuar edhe ikona fetare ortodokse. /Ballkani.info/