Serbët nisin provokimet e rënda, billbordat për ‘shpalljen’ e Asociacionit vendosen edhe në Mitrovicë

Billbordat në të cilët shkruan: ‘Mirë se vini në Asociacionin e komunave serbe’, pas vendosjes në Jarinjë, sonte janë shfaqur edhe në veri të Mitrovicës.

Siç raportohet në këto orë, transparentët me këtë mbishkrim janë vendosur në hyrje të qytetit, dhe në brenda qytetit, transmeton Ballkani.info.

Më herët, banorët serbë që po protestojnë në Jarinjë kundër reciprocitetit në targa të vendosur nga Qeveria e Kosovës, e kanë zbuluar të njëjtin transparent.

Serbët në Jarinjë ende po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar pikën kufitare në Jarinjë dhe atë në Bërnjak. /Ballkani.info/