Në pjesën veriore të Mitrovicës sonte do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e të ashtuquajturit Shtab i Krizës të katër komunave në veri të Kosovës.

Mbledhja është caktuar të mbahet sonte në orën 20, raporton Ballkani.info.

Gjatë ditës serbët në veri kanë protestuar kundër taskës së Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe.

Protesta ka kaluar pa incidente.

Po ashtu serbët janë shprehur të pakënaqur edhe me arrestimin e katër personave sot në veri, ku forcat speciale të Policisë së Kosovës ndërhynë në një aksion të veçantë. /Ballkani.info/