LAJMI I FUNDIT

Serbët në veri për herë të parë pas 25 vjetëve pranojnë faturat e rrymës: “Nuk do të paguajmë”

“Njehsorët nuk janë në rregull”; “Faturat e energjisë elektrike janë joreale dhe nuk pasqyrojnë konsumin real”; “Nuk do të paguaj, edhe sikur të vijnë të ma ndalin rrymën”; “Sikur njerëzit të jenë të mençur, dhe të merren vesh të mos paguajnë derisa të rregullohet gjithçka”, thonë qytetarët e Mitrovicës Veriore në anketën e organizuar nga portali “KoSSev”.

Qytetarët e veriut të vendit, të mësuar tashmë 25 vjet të refuzojnë të paguajnë shpenzimet e energjisë elektrike, tani, pasi kompania serbe “Elektroserver”, ka marrë përsipër distribuimin e energjisë elektrike në veri të Kosovës dhe ka filluar shpërndarjen e faturave për rrymën e shpenzuar, qytetarët janë dukshëm të frustuar. Ata gjatë ditës së djeshme kanë thënë se pa njoftim paraprak, për muajin shkurt, përveç faturave paushallë në shumë prej 21.60 euro, iu janë dorëzuar edhe faturat në bazë të matjeve reale të konsumit.

“Çfarë gjendje reale… vijnë faturat nga 500 euro”, ka thënë një nga qytetarët e Mitrovicës Veriore.

Bashkëqytetarja i tij pyet – “Si janë reale këto fatura nëse kanë thënë se do të paguhet një shumë prej 21.60 euro për tre muajt e parë”.

“Ne jemi mësuar të mos e zbatohen ato që na premtohet dhe që na thuhet. Kjo nuk është asgjë e re për ne”, theksoi ajo, transmeton Paparaci.

Një tjetër qytetar thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjë faturë dhe thotë “Dashtë Zoti  të mos vijë, mua kjo nuk më intereson”.

Ka pasur edhe nga ata që nuk kanë marrë faturën paushallë, por e kanë marrë faturën reale.

Edhe një banore e Mitrovicës Veriore, dyshon se bëhet fjalë për shumën jo reale, duke marrë parasysh se sa energji elektrike shpenzon.

“Sot kam marrë faturën prej 165 euro. Unë jam vetëm në banesë, më punon vetëm një termo-nxehëse. Në shkurt nuk kam qenë në shtëpi dhjetë ditë. Nuk është faturë reale. Nesër do të shkoj të ankohem, të shohim se cili është problemi – ose është orëmatësi i rrymës, ose është faji te ata, kanë shkruar sipas qejfit të tyre”, ka thënë ajo.

Shumica e të anketuarve dyshojnë gjithashtu se fatura pasqyron konsumin real.

“Nga ana tjetër, askush nuk e ka lexuar gjendjen. Unë kam çelësin e hapësirës ku janë orëmatësit. Askush nuk ka ardhur ta kërkojë. Si e kanë bërë këtë nuk e di”, shprehet një nga qytetarët dhe shpreh dyshimin se fatura e dytë është llogaritur në mënyrë paushalle.

“Çfarë situate reale. Si? Kur nuk jam këtu gjysmën e muajit. Hajde le të jetë deri në 50 euro. Djali im nuk paguan më shumë se 30 euro rrymë për një banesë në Serbi dhe i përdor të gjitha pajisjet elektrike”, ka thënë një qytetar tjetër.

Kishte edhe nga ata që dyshonin se orëmatësit nuk janë në rregull.

“Dihet se cili është çmimi real, dihet se sa kilovat mund të shpenzohet, por nuk është 400 euro”.

Nga ana tjetër, njëri nga qytetarët thotë:

“Duke marrë parasysh se sa shpërdorues janë njerëzit dhe nuk kujdesen për asgjë, faturat e tyre janë të shkëlqyera. Hapin dritaren, ndezin ngrohjen… bojlerët punojnë dhe gjithçka tjetër, nuk kujdesen… Njerëzit kanë nevojë për rregull dhe disiplinë”.