Serbët në veri nuk ia kanë idenë se ka zgjedhje më 23 Prill

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se ka shtyrë afatin për certifikim për subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje në katër komunat në veri të Kosovës, deri më 22 mars. Realisht afati duhej të përfundonte më 18 mars, por KQZ vendosi t’iu jepte më shumë subjekteve politike për paraqitjen e kandidatëve të tyre.

“Gjatë dy muajve të vitit 2022, nëntor dhe dhjetor, KQZ-ja ka certifikuar 11 kandidatë në zgjedhjet për kryetar të komunave dhe 63 për kuvende komunale. Ky proces i certifikimit të  këtyre kanditurave e do të vlejë që do të thotë subjektet politike do të mund t’i bëjnë vetëm konfirmimet e certifikimit te këtyre kandidaturave deri më 13 mars. Ndërkohë  përvec procesit të certifikimit të këtyre kanditatëve KQZ-ja do të pranojë edhe aplikime të reja që do të thotë se subjektet politike partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur mund ta paraqesin aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kur kanë mbetur më pak se dy muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës qytetarët serbë të Mitrovicës së veriut thonë se nuk janë dijeni të këtyre zgjedhjeve.

“Çfarë zgjedhjesh janë ato, unë nuk di asgjë, nuk jam në rrjedha. Nëse janë serbe atëherë do të marrë pjesë, nëse janë të tjera atëherë jo”.

“Nuk e di, thjesht prej nga ta di. Nëse janë zgjedhje normale pse jo”.

“Ku janë ato zgjedhje, nuk e di nuk ka dëgjuar, për herë të parë po dëgjoj nga ju. Për kë do të votohet për çka. Nuk jam i njoftuar”.

“Krejt varët prej Amerikës që të jem i sinqert. Nëse Armerika i urdhëron të dyja palët do të ketë marrevshje nëse lëshon pe nuk ka marrëveshje. Unë as nuk jam i njoftuar me këto zgjedhje të them sinqerisht”.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës janë shpallur pas dorëheqjeve në fund të vitit të kaluar, pas përplasjeve për çështjen e tragave. Lista Serbe ndërkohë ka paralajëmruar se nuk do të marr pjesë në zgjedhje. “Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës dhe Metohisë, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo parti.

Por, një përfaqësues i serbëve të Kosovës në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, i tha RTV21 se pjesëmarrja e listës serbe dhe e serbëve në veri në përgjithësi do të varet nga marrëveshja që mund të arrihet në Ohër për një propozim evropian.

Se zgjedhjet në veri të vendit nuk do të mbahen pa arritjen e një marrëveshje mes palëve e thotë edhe analisti politik nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu. “S’ka mundësi reale të ndodhin zgjedhjet pa u bërë  marrëveshja mes palëve tash ta shohim a do bëhet apo jo nëse nuk bëhet marrëveshja sigurisht që situata do të agravohet dhe shumë e gjasshme është që ndodh luftë”.

Zgjedhjet në komunat në veri u parapanë fillimisht të mbahen më 18 dhjetor të vitit të kaluar, por u shtynë me vendim të presidentes Osmani për 23 prill. Qytetarët shqiptarë të Mitrovicës nuk besojnë se këto zgjedhje do të mbahen as kësaj radhe, pasi që, siç thonë gjithçka po varet nga lista serbe.

“Nuk besoj gjithcka po varet prej Listës serbe ata e kanë ndorë edhe me dashtë këta si lejojnë “.

“Qysh me i mbajtë zgjedhjet s’ma merr mendja. Po varet prej Listës serbe”.