Serbët në Mitrovicë fillojnë ndërtimin e një objekti gjigant në kodër, nuk dihet se çfarë është

Serbët duket se janë duke vënë themelet e një objekti, për të cilin autoritetet e vendit nuk janë në dijeni.

Mediumi lokal ‘Mitropol’ ka bërë me dije se pamjet e marra janë nga Mitrovica Jugore, teksa të njëjtit dyshojnë se objekti e ka formën e një porte hyrëse.

Autoritetet kosovare nuk është se kanë bërë ndonjë gjë me dije lidhur me këtë.

Mediumi lokal ka siguruar pamje, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë.