Sonte në Beograd është mbajtur miting i madh në mbështetje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë tubim i cili është si kundërpërgjigje ndaj protestave opozitare që po kërkojnë largimin e Vuçiqit dhe politikës së tij, ka folur edhe një humbës i madh i luftës së Kosovës.
Ish komandanti i batalionit kufitar gjatë Betejës së lavdishme të UÇK-së në Koshare, koloneli i pensionuar, Dragutin Dimçevski, ka thënë se beteja për Kosharen ka “treguar për shpirtin heroik të ushtarëve serbë në mbrojtje të atdheut”, shkruan Ballkani.info.
Ai në këtë miting e ka falenderuar presidentin serb, duke thënë se është ‘zyrtari i parë i Serbisë i cili ngjarjet nga viti 1998 dhe 1999 i ka quajtur me emrin e vërtetë, agesion”.
“Nëse është e nevojshme, sërish do ta mbrojmë Serbinë, guximshëm sikur në Koshare”, ka thënë Dimçevski. Mirëpo, ai ka “harruar” të tregojë se Ushtria serbe në atë betejë është mposhtë keq, duke lënë qindra të vrarë pas.
“Faleminderit Serbi që këto ditë në mënyrë madhështore po ua jepni meritat luftetarëve tuaj, fëmijëve dhe qytetarëve të cilët për agresorët ishin cak legjitim, kurse ata që paraqiten si luftetarë të rremë nga Kosharja, janë tradhtar dhe keqpërdorues”, ka thënë tutje koloneli i mposhtur.
Ai tutje ka thënë se në Koshare jetën e kanë humbur 108 ushtarë serbë. /Ballkani.info/







