Në Priboj

Serbët i provokojnë rëndë boshnjakët, valvisin flamuj me çetnikë dhe këndojnë “është krishtlindje, gjuani xhamitë” (Video)

Gjatë mbrëmjes, në prag të festës më të madhe të ortodoksëve, Krishtlindja ortodokse, ka ndodhur një incident para kishës në Priboj, qytezë në Serbia afër kufirit me Bosnjën që përbëhet edhe nga një numër boshnjakësh.

Pavarësisht mesazheve të paqes dhe bashkimit, një grup të rinjsh serbë mbanin një flamur me fytyrën e dukës çetnik serb, Pavle Gjurishiq, shkruan Ballkani.info.

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prijepolje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Uzhicë, arrestuan katër të rinj, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

@ballkani.info Serbët i provokojnë rëndë boshnjakët, valvisin flamuj me çetnikë dhe këndojnë “është krishtlindje, gjuani xhamitë” #bosnia🇧🇦 #kosovo #kosova🇽🇰 #serbia #xhamia #çetnik #priboj #shqip #muslim ♬ original sound – Ballkani.info

Jozyrtarisht mësohet se të arrestuar janë Igor Papiq, Miljan Mikoviq, Slavko Gjuroviq dhe Marko Gjuroviq.

Ata dyshohet se në një restorant në Priboj kanë kënduar këngë që shprehin urrejtje dhe jotolerancë kombëtare, të cilat i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Të rinjtë kanë kënduar këngë fashiste në kafenenë në Priboj, si “është krishtlindja – gjuaj xhamitë”.

Me këtë rast, në profilin e tij në Facebook ka reaguar edhe kryeimami i Mexhlisit nga Priboj, Dr. Harun ef. Eminagiq. Ai e ka dënuar këtë akt të shëmtuar të sernbëve.

Duka çetnik Pavle Gjurishiq është përgjegjës për disa nga krimet më brutale të kryera kundër popullatës boshnjake gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Si komandant i çetave çetnike nga Lim-Sanxhaku, Gjurishiq ishte drejtpërdrejt përgjegjës për masakrat e fillimit të vitit 1943 në Bello Pole, Sjenicë, Pjevlji, Çajniq dhe Foçë. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Serbia vazhdon me veprim të njëanshme duke kërcënuar paqen në rajon