Veri

Serbët e varrosin me ceremoni Rezolutën 1244 (VIDEO)

Qytetarët serb në veri janë mbledhur edhe sot për të protestuar kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ata janë mbledhur në afërsi të objektit të UNMIK-ut, dhe në mënyrë të organizuar e kanë varrosur Rezolutën 1244.

Pasi sipas tyre, krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ata gjithashtu kanë protestuar edhe kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve me origjinë serbe.

https://www.youtube.com/watch?v=gaF_8_DAm1E&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2A2h6n500xB_8mnEPqAtYpXQk0Ngx5U5lxK3JS1Q5hrO2Pg5EZ5WDA3cI