Serbët e inatosur: Vetëm KFOR-i është ushtri dhe vetëm ata mund të mbajnë armë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar sot se me miratimin e ligjeve për formimin e Ushtrisë, Prishtina e ka shkelur në mënyrën më brutale paqen, sigurinë.

Ai i ka ftuar serbët që të përmbahen dhe të jenë paqësor dhe mos të lëshohen në provokime.

“Sot në Prishtinë me praninë e të gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë para syve të BE-së, OKB-së dhe të gjithë në botë është shkelur Karta e OKB-së, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB 1244, Marrëveshja e Kumanovës dhe e drejt ndërkombëtare”, ka thënë ai, raporton Ballkani.info.

Sipas tij, Prishtina me formimin e Ushtrisë së Kosovës ka treguar se nuk dëshiron paqe.

Sipas tij, KFOR-i është e vetmja forcë që i është dhënë mandati të mbajë armë. /Ballkani.info/