Serbët e arrestuar në Mitrovicë si të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Oliver Ivanoviqit janë marrë në pyetjet para inspektorëve të Policisë së Kosovës.

Gjykata nesër do të vendos nëse ata do të mbahen në paraburgim ose do të lirohen.

Nga katër të arrestuarit vetëm Marko Roshiq gjatë dëgjimit e ka pasur avokatin mbrojtës, Millosh Deleviqin, derisa të tjerëve u është caktuar mbrojtja nga shteti.

Mbrojtësi i Roshiqit i ka thënë tanjugut se ai i ka hedhur poshtë akuzuat me të cilat ngarkohet – ndihmëse në vrasjen e rëndë, shkruan Ballkani.info.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që serbëve t’iu caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Deleviq ka thënë se ata nesër do të dalin para gjyqtarit ku do të merret vendimi.

Përveç Roshiqit, të arrestuar janë edhe Nedeljko Spasojeviq dhe Dragisha Markoviq. Ata dyshohen se ka lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, derisa Sasha Çurçiq ngarkohet me veprën penale të pengimit të policisë në kryerjen e detyrave dhe për të prokuroria nuk ka kërkuar caktimin e masës së parabugimit.

Atyre tashmë u është caktuar masa fillestare e mbajtjes prej 48 orësh.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë sonte se katër të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, disa prej tyre janë rrahur keq, por këto janë informacione jozyrtare dhe më së miri është të presim çfarë thonë avokatët”, ka thënë ai.

Në aksionin e njësive speciale të Policisë së Kosovës sot herët në mëngjes janë arrestuar katër serbë bazuar në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. /Ballkani.info/