Serbët e Bosnjës nderojnë nobelistin austriak që kishte përkrahur Millosheviqin. Kosova e ka shpallur ‘non grata’

Serbët e Bosnjës të premten nderuan fituesin diskutabil të Çmimit Nobel të Letërsisë më 2019’ën Peter Handke, i cili është i njohur për pikëpamjet e tij apologjitike ndaj Sllobodan Millosheviqit për krimet e kryera në Ballkan.

Ndonëse Handke adhurohet nga Serbët për mbështetjen e tij në politikat e tyre nacionaliste, ai konsiderohet persona non grata në kryeqytetin Boshnjak të Sarajevës, raporton The Independent.

“Jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh Handke në Banja Luka, njofton televizioni serb i Bosnjës. “Është moment i madh për mua”.

Zyrtarët boshnjakë më 2019’ën bojkotuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për Parlamentin rajonal të Handke dhe denoncuan Akademinë Suedeze për dhënien e çmimit e tij.

Presidentja e Republikes Serbe, Zeljka Cvijanovic, falënderoi Handke për “mirëkuptimin që treguan duke përfaqësuar interesat e drejta serbe”. 

Handke më herët kishte qëndruar edhe në Kosovë. Në vitin 2019, ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e kishte shpallur person të padëshirueshëm në Kosovë, Peter Handke, shkruan Ballkani.info.

Shkrimtari austriak, Handke e mohon gjenocidin e kryer në Bosnje dhe të vrarët e luftërave në Ballkan gjatë viteve ‘90.

Pacolli në rrjetin social Facebook ka shkruar se Handke nga sot (11.12.2019) është person non-grata në Kosovë.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, thuhet në publikimin e Pacollit.

Shkrimtari austriak Peter Handke dje ka pranuar Çmimin Nobel për Letërsi nga Mbreti i Suedisë Karl Gustav, në ceremoninë e organizuar në Stokholm, ndonëse kjo ceremoni ishte bojkotuar nga shume shtete.

Në shenjë pakënaqësie Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Afganistani bojkotuan ceremoninë e dhënies së çmimit, duke kundërshtuar qasjen e Peter Handke.

Më shumë se 58 mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion online duke kërkuar që çmimi për Handken të tërhiqet.