Punëtorët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë kanë bojkotuar punën, mëngjesin e sotëm.

Këtë informacion e ka konfrirmuar edhe kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi. Ai tha se është i njoftuar për një lloj greve.

“Një lloj greve sot, po prej nësër do të jetë gjithçka normale”, tha Idrizi.

Sidoqoftë, sot kanë dhënë dorëheqje të katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Kjo për shkak të taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.