Itali
Sensacioni Luiz edhe në San Siro në derbin Inter – Milan
Luiz Ejlli është bërë sensacion me pjesëmarrjen e tij në spektaklin, Big Brother VIP Albania.
Këngëtari shkodran ua ka marrë zemrën shqiptarëve me paraqitjen dhe me lojën që po e bën në këtë shtëpi.
Dhe, fituesi i Këngës Magjike dhe i Festivalit të këngës në Shqipëri ka depërtuar edhe përtej kufijve shqiptarë, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, një fotografi e tij e madhe është shfaqur edhe në stadiumin San Siro mbrëmë nga tifozët shqiptarë, në ndeshjen mes Interit dhe Milanit.
Luizi është bërë i dashur për publikun falë shakave dhe aftësisë së tij, duke u bërë kështu edhe inspirim dhe model për të tjerët.