Senatori Murphy i bën publike kërkesat amerikane për Kosovën e Serbinë
Senatori amerikan, Chris Murphy i cili ka qenë para pak ditësh në Kosovë ka reaguar përsëri për situatën në veri të vendit dhe zgjidhjen që po kërkon amerika për de-eskalim, shkruan Express.
Murphy i cili mbrëmë ka zhvilluar edhe një telefonatë me Kurtin, sot ka listuar disa hapa që sipas tij duhet të ndërmerren për të de-eskaluar situatën.
Ai ka thënë se forcat speciale të Kosovës duhet të tërhiqen nga objektet e komunave dhe Serbia merr hapa real për të ndalur protestat, ë caktohen zgjedhjet e reja, akses në objektet e komunave vetëm për shërbyesit civil dhe respektim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi, përfshirë Asociacionin, raproton Express.
“Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit: Policia speciale e Kosovës tërhiqet/Serbia ndërmerr hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave. Zgjedhjet e reja të caktohen. Qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë. Marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektohen, përfshirë Asociacionin”, ka shkruar Murphy.
NATO will send 700 extra troops to Kosovo and put another battalion on high alert as unrest in the region has intensified since ethnic Albanian mayors took office in the country's northern Serb-majority area after votes last month https://t.co/eBghB7hsMF pic.twitter.com/wdOQcwzI1P
— Reuters (@Reuters) May 30, 2023