Senatori australian jep deklaratë të turpshme për muslimanët, protestuesi ia thyen vezën në kokë

Ka bërë bujë në Australi një deklaratë turpëruese e senatorit australian, Frasser Annine.

Senatori i Queensland ka thënë se sulmi është i fiksuar nga frika në rritje e pranisë muslimane në vend.

“Unë kundërshtoj plotësisht çdo formë dhune brenda komunitetit tonë dhe dënoj plotësisht veprimet e personit të armatosur.

Megjithatë, ndërkohë që ky lloj i vigjilencës së dhunshme kurrë nuk mund të justifikohet, ajo që thekson është frika në rritje brenda komunitetit tonë, si në Australi dhe në Zelandën e Re, të pranisë në rritje të myslimane.

Si gjithmonë, politikanët e krahut të majtë dhe mediat do të nxitojnë të pohojnë se shkaqet e goditjeve të sotme shtrihen mbi ligjin e armëve ose ata që mbajnë pikëpamjet nacionaliste, por këto janë gjëra të pakuptimta.

Shkaku i vërtetë i gjakderdhjes në rrugët e Zelandës së Re sot është programi i emigracionit i cili lejoi që fanatikë muslimanë të emigronin në Zelandën e Re në radhë të parë” ka thënë Anning.

Këto deklarata shokuese nga një politikan me emër kanë bërë që një protestues të ia përplas vezën në kokë atij. Një 17 vjeçar u bë së po xhironte ngjarjen kur e nxori vezën për ta thyer në kokë politikanit racist,

Pas këtij veprimi, reagoi edhe Anning duke e grushtuar protestuesin, para se ta arrestonte policia.

Kryeministri Scott Morrison njoftoi sot se Koalicioni Qeverisës do të kërkojë mocion në Parlament ndaj deklaratës të senatorit Anning për deklaratën e djeshme.