Senati i Italisë voton që të hedh në gjyq Matteo Salvinin

Senati i Italisë ka autorizuar zyrtarisht kërkesën e prokurorëve për të vënë në gjyq liderin e ekstremit të djathtë, Matteo Salvini.

Salvini i cili më parë shërbeu si ministër i Brendshëm i Italisë, është akuzuar për mbajtjen e paligjshme të njerëzve për ditë të tëra, në një anije jashtë Sicilisë.

Raportohet se 131 migrantët kanë qenë të izoluar rreth një javë në anijen Gregoretti.

Megjithëse, Salvini vazhdimisht është shprehur se dëshiron të përballet në gjyq, pasi sipas tij politikat e tij të migracionit shpëtuan dhjetëra mijëra jetë.