Sëmuret humanisti Halil Kastrati, pritet të operohet

Humanisti kosovar Halil Kastrati si duket ka telashe me shëndetin, duke e larguar atë paksa nga aktiviteti i tij human në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij, të cilët kanë shkruan në Facebook se lutet për shëndetin e Kastratit që ai të shërohet sa më parë dhe t’u kthehet veprave të tij humane në të mirë të nevojtarëve.

Po ashtu thuhet se ai do të operohet.

Halil Kastrati, me shoqatën e “Jetimat e Ballkanit”, janë tashmë të njohur në hapësirat mbarë shqiptare për aktivitetet e humanizmit duke i bërë me shtëpi shumë familje në nevojë dhe duke i bërë me strehë pleqtë që nuk kanë askënd që të kujdeset për ta.