“Sëmundja misterioze” në Indi është helmin neurotoksik, thuhet në raportin fillestar

Një “sëmundje misterioze” që ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe ka hospitalizuar më tepër se 500 tjerë, kryesisht fëmijë, në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh, besohet se është helmim neurotoksik, sipas një raporti fillestar mjekësor, raporton “Telegraph”.

Të shtunën, qindra banorë nga qyteti Eluru në Andhra Pradesh, kanë pasur vjellje, djegie të syve e sulme, dhe një 45-vjeçar ka vdekur nga simptoma të ngjashme me sulm epileptik.

Viktimat të gjithë kanë pasur një nivel të lartë të metaleve shumë toksike në gjak, përfshirë plumb dhe nikel, sipas studimit fillestar të Institutit të Indisë të Shkencave Mjekësore (AIIMS).

“Ne kemi identifikuar shkakun kryesor të këtij fenomeni të çuditshëm, por nuk është e qartë se cili është burimi dhe se si ka ndodhur kjo. Për shembull, kemikatet që kemi gjetur në trupat e pacientëve, nuk janë gjetur edhe në ujë apo në ushqime”, ka thënë Katamaneni Bhaskar, komisioner shëndetësor në Andhra Pradesh.

Të hënën mbrëma janë shtruar edhe 65 persona tjerë në spital, të gjithë që janë shtruar në spital kanë rezultuar negativë në testimet për COVID-19.