Semi Jaupaj paralajmëron projektin e ri muzikor

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Semi Jaupaj ka njoftuar se është drejt finalizimit të një projekti të ri muzikore.

Semi postoi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram teksa tha se së shpejti do të zbulonte edhe një datë të saktë të lansimit të këngës.

Në fotot e reja, Semi duket në formë të mirë e veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë pantallona gri dhe xhaketë të kaltër sipër.

“Të kalon, është veç fazë”, ka shkruar Semi në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, në një tjetër postim këngëtarja nga Shqipëria, Semi ka shkruar: Kënga e re, zbulimi i tekstin, nesër ju them datën”.

Kujtojmë që kënga e fundit e saj mban titullin “All your lovin” dhe ishte një bashkëpunim me artistin e ri, Ron.

Ndryshe, Semi mbetet e komentuar edhe për pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të Big Brother VIP. /Telegrafi/