Semi: Doja të ikja jashtë, jam martuar me letra me Bojkenin

Në dhomën e dënimeve po qëndrojnë Semi, Monika, Sabiani, Arditi dhe Graniti.

Aty po rrëfehen duke treguar gjëra nga jeta e tyre personale.

Semi tregoi se kishte dëshirë të ikte jashtë vendit, dhe për këtë arsye ishte martuar me letra me Bojkenin.

 “Kam qenë një nga ato njerëzit që vdisja të shkoja jashtë, të bëja shkollën jashtë. Kur isha me Bojkenin prandaj i bëmë letrat, që u martuam…për ta hedhur llotarinë amerikane për të ikur andej, por e lamë pastaj. Tashmë nuk dua më, më pëlqen jeta këtu”, ka treguar Semi.

Ndryshe, edhe pas ndarjes, ata kanë mbetur miq të mirë./Indeksonline/