Selmanaj thotë se presidentja Osmani është në shërbim të LVV-së

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në emisionin Prime Time, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në shërbim të Vetëvendosjes.

Selmanaj ka thënë nuk e ka votuar Osmanin për presidente, dhe se koha po dëshmon se presidentja se ajo është në shërbim të Vetëvendosjes.

“Atëherë nuk kam marr pjesë në votim sepse unë kam pasë bindjen që kemi bërë gabim, dhe koha sa ma shumë po kalon po bindem që e kemi një presidente e cila nuk është e Kosovës, është e Vetëvendosjes, i shërben interesave të saj, cenon interesat e shtetit te Kosovës, cenon agjencitë e pavarura, cenon funksionimin kushtetues të institucioneve, ajo është në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe koha mënoj që vetëm po e dëshmon këtë”, tha Selmanaj në Prime Time.